INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vendimit të Trump, Google ndërpret marrëdhëniet me Huawei-n. Ja çdo të ndodhë tani me përdoruesit e tyre

Pas vendimit të Trump, Google ndërpret marrëdhëniet me Huawei-n. Ja çdo të ndodhë tani me përdoruesit e tyre

Publikuar më: 09:29 20-05-2019

Google ka ndërprerë marrëdhëniet me Huawei, duke pezulluar kështu të gjitha aktivitetet me kompaninë e teknologjisë kineze, përfshirë edhe realizimin e rrjetit të ri 5G. 

Kjo lëvizje e Google vjen pasi administrata e Trumpit e shtoi “Huawei”-n në listën e kompanive, me të cilat firmat amerikane nuk mund të bashkëpunojnë nëse nuk kanë një licencë.

Në një deklaratë, “Google” tha se po i bindej urdhrit dhe se po vlerësonte pasojat. Vet “Huawei” nuk ka bërë deri më tani komente.

Nga tani e tutje, telefonat nuk do të kenë më përditësimet e sigurisë së “Google” dhe as mbështetjen teknike, ndërkohë që aparatet e reja nuk do të kenë as aplikacione si “YouTube” apo “Google Maps”.

Përdoruesit aktualë të “smartphone”-ve të markës “Huawei” do të mund të përditësojnë aplikacionet dhe të vazhdojnë me përditësimet e sigurisë, si edhe të shërbimeve të “Google Play”. Por, nëse “Google” lëshon një version të ri të “Android”-it, “Huawei” nuk do të jetë në gjendje të bëjë përditësimin në telefonat e tij.

“Huawei” sidoqoftë mund të përdorë sistemin operativ “Android” në treg përmes një licence. Për ekspertët, lëvizja e “Google” do të ketë pasoja të konsiderueshme për biznesin e “Huawei”-t.

Të mërkurën e kaluar, Trump e vendosi kompaninë Huawei në listën e zezë tregtare, duke e cilësuar atë si rrezik për sigurinë kombëtare.

“Huawei” përballet me një bllokadë në vendet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara, për rreziqet e mundshme që mund të paraqesin produktet e tij në rrjetet e gjeneratës së ardhshme “5G”. Disa vende kanë ngritur shqetësime se “Huawei” mund të përdoret nga Kina për përgjime, akuza që kompania i ka mohuar në vazhdimësi.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287