INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vizitës së kryeprokurores Marku, RENEA dhe FNSH kalojnë në sitë Elbasanin

Pas vizitës së kryeprokurores Marku, RENEA dhe FNSH kalojnë në sitë Elbasanin

Publikuar më: 08:45 08-02-2018

Policia e Shtetit bashkë me RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar ditën e djeshme në Elbasan ku kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës ku është kontrolluar në aksione blic pasuria dhe aktivitetet e dy fiseve të shumënjohura, Çapja dhe Çelajve në Elbasan.

Ky kontroll vjen pas implikimeve të dy fiseve në aktivitete kriminale, të njohura si bandat e frikshme të këtij qyteti.

Ditën e djeshme në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja Marku e cila bëri thirrje për goditjen e bandave kriminale, duke e cilësuar Elbasanin si një ndër qytetet më të prekura nga aktivitetet kriminale.

Mbrëmjen e djeshme në këtë operacion të drejtuar nga kreu i policisë Altin Qato dhe kryeprokurori i Elbasanit ka çuar në pranga mbi 8 persona.

Policia ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri. Të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshi, qytete ku janë zhvilluar edhe kontrollet në banesë.

Paraprakisht mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 78 lëndë plasëse.

Article Logic
Execution time: 0.0018727779388428