Pak ditë më parë u bë e ditur se një çift në Tiranë ishin grindur keq me njëri-tjetrin, për një arsye të pazakontë. Gruaja kishte simpati për këngëtarin Sinan Hoxha dhe dëshironte ta dëgjonte, ndërsa burri kishte komplimentuar Anën e "Përputhen", duke nxitur xhelozi te njëri-tjetri.
Konflikti mes tyre kishte përfunduar në dhunë fizike, madje gruaja kishte marrë thikën për të vrarë veten. Sipas njoftimit të "Ora News", bashkëshorti është dënuar me masën e sigurisë "Arrest me burg".(Lexo këtu)
Pasi ngjarja bëri bujë të madhe në media, Ana ka reaguar me një postim në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një lajm mbi ngjarjen në fjalë, duke shkruar se është me paqen në botë. "Unë jam për paqe në botë, po ti Sinan?", ka shkruar Ana.