INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pasuritë e ministreve. Me kredi e paga vetëm nga puna në ministri [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 20-07-2017

Pasuritë e politikanëve janë bërë shpesh objekt debati. Disa herë për fshehjen e tyre e disa herë për pasurinë e madhe që ata deklarojnë pranë inspektoratit të lartë të deklarimit të pasurive. IN Tv ka vëzhguar pasurinë e deklaruar për vitin që shkoi të 10 ministrave. Bëhet fjalë për 10 femrat ministre në kabinetin Rama 1. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre personalisht kanë siguruar të ardhura edhe nga angazhimi i tyre si këshilltare apo anëtare bordesh të ndryshme, ka dhe nga ato që kanë jetuar dhe punuar vetëm si ministre. Janë dy ministre që si duket janë fokusuar në punën në kabinetin qeveritar. E para është ish ministria e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka deklaruar të ardhura personale vetëm pagën si dhe honoraret. Po ashtu dhe Olta Xhaçka ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga dhe dieta si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa thotë se është në proces të marrjes së kredisë. Ndërsa nga vëzhgimi i deklaratës së pasurisë Milena Harito ka deklaruar më shumë prona të vendosura në Francë, aty ku ka jetuar për disa vite me bashkëshortin por edhe në Tiranë si trashëgimi e familjes së saj. Ndërsa ajo që bie në sy gjatë vëzhgimit të deklaratës së pasurive të ministreve është se pjesa më e madhe e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë një automjet. Por gjithashtu një pjesë e madhe e tyre deklarojnë të kenë marrë kredi bankare për banesë por dhe për biznes.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766