INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD 3 muaj në çadër, PS dyshime: Ku i gjeti paratë?

PD 3 muaj në çadër, PS dyshime: Ku i gjeti paratë?

Publikuar më: 10:37 12-03-2018

Mbledhja e grupit e Partisë Socialiste e drejtuar nga Taulant Balla është përqendruar në investigimin e pak ditëve më parë të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me pagesën e lobimit që dyshohet se ka paguar Partia Demokratike për të siguruar takime dhe një foto me Presidentin Donald Trump. Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe sipas investigimit dyshimet janë se këto para vijnë nga Rusia.
Taulant Balla:
“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guacë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar. Si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658