INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: 80 mijë dollar për një foto me Obamën, hetim urgjent për Ramën

PD: 80 mijë dollar për një foto me Obamën, hetim urgjent për Ramën

Publikuar më: 11:53 11-07-2016

Partia Demokratike kërkon që Prokuroria të marrë urgjentish nën hetim Kryeministrin Edi Rama, për krimin federal në SHBA, i cili sipas saj dhuroi 80 mijë dollar për një fotografi me Barack Obamën në 2012. Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshmë në PD, Arben Ristani tha se mbi Edi Ramën rëndojnë 3 akuza.
Arben Ristani:
“Gjithkush e di, gjithkush e tregon me gisht. Vetëm ai hesht.
Ndërkohë që dorasi, Bilal Shehu e ka pranuar krimin dhe pritet të dënohet në vjeshtë deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollare gjobë, sipas ligjit amerikan, porositësi, shtetasi numër 2, Edi Rama duhet urgjentisht të merret nën hetim nga prokuropria shqiptare për veprat penale të ndikimit të paligjshëm, të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave”.
Por opozita ka ngritur dyshime dhe mbi origjinën e parave që i janë dhuruar kandidatit për Presidenin në atë kohë në SHBA, Barack Obama.
Arben Ristani:
“Pavarësisht hetimit, Edi Rama ka detyrimin para shqiptarëve dhe opinionit publik të përgjigjet se;
Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën? Kush është burimi i këtyre parave?
Kush është donatori? A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal? A është investuar krimi federal me para droge e trafiku”?

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273