INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD dhe LSI kërcënojnë Ruçin, po vë në rrezik... [FOTO]

PD dhe LSI kërcënojnë Ruçin, po vë në rrezik... [FOTO]

Publikuar më: 09:37 11-07-2018

Tensioni politik në vend duket se vetëm sa rritet. Pas bojkotit të seancës plenare opozita ka ngritur alarmin edhe për mbledhjen e Komisionit të ligjeve, i cili është parashikuar që në orën 11.00 të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë. Por opozita, përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e mbledhjes. Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Në letrën e tyre, Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit. 

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.
Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës theksojnë se shkeljet e vazhdueshme në “kurriz” të opozitës po e minojnë këtë bashkëjetesën politike.
Letra drejtuar Ruçit:
“Nëse veprimet arbitrare të përfaqësuesve të maxhorancës, në shkelje të Rregullores, mbështeten nga ana juaj, atëherë jeni duke vënë seriozisht në rrezik bashkëjetesën demokratike midis pozitës dhe opozitës në Kuvend”.

LETRA_RUCIT.jpg

LETRA_RUCIT_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389