INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI sëbashku kundër rritjes së çmimit të gazit

PD e LSI sëbashku kundër rritjes së çmimit të gazit

Publikuar më: 15:42 30-11-2016

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvend një amendim, ku kërkon që të mos miratohen ndryshimet e paraqitura nga Ministria e Financave, ku parashikohet rritja e çmimit të gazit.
Letra mban firmën e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në të cilën kërkohet heqja e nenit 4 të projektligjit të paraqitur nga Ministria e Financave.
Në letër thuhet se kjo është “kosto që rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”.
Vasili sqaron në letër se mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet e tyre për përdorimin e gazit me synim që të shpenzojnë më pak dhe këtë metodë sipas kreut të grupit të LSI-së, e kanë ndjekur edhe shumë sipërmarrje duke përshtatur mjetet e tyre të transportit.
Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se pas kësaj nisme fshihen interesa klienteliste të Kryeminisrit Rama.
Lulzim Basha:
“Ka rritur taksën e gazit. Pse e ka rritur? Për t’i shërbyer interesit publik? Jo! Ndërkohë që qytetarët po konvertojnë makinat e tyre nga nafta apo benzina në gaz, sepse gazi është më i lirë, ky do të mbrojë klientët e tij duke i detyruar qytetarët të blejnë naftë ose gaz ose t’ia paguajnë këto para Edi Ramës. Kjo është një masë që nuk ndihmon qytetarët. Ndihmon një grusht klientësh të Edi Ramës në sektorin e hidrokarbureve dhe ndonjë ministër që është ortak me ta”.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994