INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: I papranueshëm reagimi i Prokurorisë

PD: I papranueshëm reagimi i Prokurorisë

Publikuar më: 12:05 18-08-2018

Partia Demokratike reagoi sërish sot në lidhje me disa përgjime të Prokurorisë, të cilat sipas të djathtëve tregojnë lidhjen midis një deputeti socialist dhe bandës së Shullazit. Deputeti Ervin Salianji tha se është i papranueshëm reagimi i Prokurorisë, dhe heshtja e Ramës.
“Prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Edi Ramës në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij. Në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi dje shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten.
Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti i Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës.
Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 oresh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?! Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet” tha Salianji. Sipas tij “shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit,”.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385