INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD me një deputet më pak, përjashton Mhill Fufin

PD me një deputet më pak, përjashton Mhill Fufin

Publikuar më: 09:14 04-11-2016

Zgjodhi të qëndrojë dhe të votojë dy ligje të rëndësishem të Reformës në Drejtësi, por kjo i ka kushtuar politikisht Mhill Fufit. Vetëm pak momente nga votimi në Kuvend edhe të ligjit të 7 të Reformës në Drejtësi, ai për institucionet e KLGJ-së dhe KLP-së, mësohet se PD ka marrë një vendim drastik ndaj deputetit të saj.
Mhill Fufi, deputet i Qarkut të Lezhësh, mësohet se është përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi nuk respektoi bojkotimin e procesit të votimit, pas hedhjes poshtë të kërkesës së demokratëve për ta shtyrë më tej votimin.
Fufi ishte i vetmi që qëndroi në sallën e Parlamentit deri në fund të votimit, ndaj dhe është penalizuar nga strukturat drejtuese të PD. Nuk dihet ende nëse Fufi ka marrë këtë vendim në momentin e fundit apo ai ka negociuar me partitë e shumicës për tu bërë pjesë e tyre. Kjo mbetet për tu parë.

Article Logic
Execution time: 0.0041658878326416