INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit: Çfarë të kujton data 27 janar 2003?

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit: Çfarë të kujton data 27 janar 2003?

Publikuar më: 14:03 11-08-2019

Pas akuzave të Partisë Demokratike se është dënuar për trafik droge në Itali, kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, që sipas tij tregojnë se nuk është dënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha Pjetri.

Por pas këtyre deklaratave, Sekretari i Përgjithshëm i PD-se, Gazmend Bardhi deklaroi se “Edi Rama detyroi sërish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge.Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit. Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar”, tha Bardhi, i cili i bëri Pjetrit një pyetje: Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666