INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit: T’i hetohet pasuria

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit: T’i hetohet pasuria

Publikuar më: 13:13 15-08-2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, me një deklarate për mediat tha se kryeministri Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të Valdrin Pjetri. Ai ftoi prokurorinë të nisë hetimin pasuror për Valdrin Pjetrin.

“Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit” u shpreh Gjata.

Pak ditë më parë PD publikoi disa dokumentet sipas të cilave kryebashkiaku I zgjedhur I Shkodrës Valdrin Pjetri ka qënë I dënuar në Itali për trafik droge. Ndërsa kryeministri Rama në reagimin e tij u shpreh se rrugët e PS dhe Pjetrit janë të ndara derisa të dalë e vërteta. Prokuroria ka nisur tashmë verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936