INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

Publikuar më: 13:02 14-07-2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho me një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur të rrisë sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Ai publikoi edhe një dokument, i cili sipas tij tregon se kryeministri ka gënjyer kur tha se nuk do ketë rritje të çmimit të karburantit.

“Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetëore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.

Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë. Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës” tha Spaho ndër të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0030758380889893