INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Rama pagoi me para droge foton me Obamën

PD: Rama pagoi me para droge foton me Obamën

Publikuar më: 11:27 08-07-2016

Pas denoncimit të Prokurorinë e Përgjithshme, demokratët kërkojnë nga Kryeministri Edi Rama të bëjë publik burimin e 80 mijë dollarëve që pagoi për foton me Obamën në 2012. Në një dalje për mediat, Kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka hodhi dyshime mbi burimin e kësaj shume. Paloka tha se dyshohet se ato janë para droge ose aktiviteti kriminal, gjë e cila e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Edi Paloka:
“Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre? Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, çka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal. Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt. Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0099179744720459