INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Skandal, qeveria ka hapur tenderin e riciklimit pa hyrë ligji në fuqi.

PD: Skandal, qeveria ka hapur tenderin e riciklimit pa hyrë ligji në fuqi.

Publikuar më: 15:06 27-09-2016

Partia Demokratike ka folur në lidhje me mënyrën se si është bërë tenderi i parë për riciklimin edhe pse ligji ende nuk ka hyrë në fuqi. Sipas sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma skandali thellohet e më tej kur zbulohet se kompania që ka fituar tenderin është regjistruar për këtë shërbim 15 ditë pas shpalljes së tenderit.
“Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë. Në errësirë të plotë dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për show”, tha Grida Duma.
Duma paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i të tjera kontratave konçesionare për djegien e mbetjeve në Shqipëri.
“Pyetjet që shtohen natyrshëm duke parë nxitimin e qeverisë për këtë konçesion pa u miratuar akoma ligji i mbetjeve, lidhen me mbetjet që do të digjen nga ky impiant dhe dhjetra të tjerë që parashikohen të ngrihen në Shqipëri. A do të digjen në këto impiante mbetje, që do të importohen në Shqipëri?! Me pretekstin e ligjit a do t’i hapë Edi Rama kufijtë, mafias se plehrave të rrezikshme ashtu siç bëri për baronët e drogës?!”, u shpreh Duma.

Article Logic
Execution time: 0.0030179023742676