INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët e Shkencave Sociale i bashkohen protestës studentore, reagon ''Lëvizja për Universitetin'': Të shfuqizohet ligji i arsimit! [FOTO]

Pedagogët e Shkencave Sociale i bashkohen protestës studentore, reagon ''Lëvizja për Universitetin'': Të shfuqizohet ligji i arsimit! [FOTO]

Publikuar më: 16:22 15-01-2019

Për shkak të zgjatjes së bojkotit mësimor nga studentët, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka rikonfirmuar në mbledhjen e djeshme mbështetjen e kërkesave të tyre si dhe njëkohësisht respekton të drejtën studentore për të protestuar. Në deklaratë theksohet sërish zëvëndësimi i orëve mësimore të parealizuara, duke garantuar plotësimin e programit mësimor për këtë vit akademik.

Por ndryshe nga Senati i Universitetit të Tiranës, Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale nuk ka bërë thirrje për rifillimin e mësimit, por ka mbështetur kërkesat e studentëve dhe ka rishprehur vullnetin e saj për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe “Lëvizja për Universitetin” ku theksohet se thirrja e pedagogëve të FSHS është që të mblidhen të gjitha asambletë e fakulteteve, si dhe një mbledhje e përbashkët e të gjithë pedagogëve të Universitetit të Tiranës, për të formalizuar kundërshtimin ndaj ligjit të arsimit të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771