INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pedagogët që kanë vendosur ultimatum dalin nga takimi me Ministren Shahin, përgjigjia NUL[VIDEO]

Publikuar më: 11:52 01-02-2019

Ka zgjatur afro 2 orë takimi i pedagogëve me Ministren e Arsimit, Besa Shahini. Po me sa duket ata nuk kanë arritur asgjë. Në një pronocnim për mediat, pedagogu Mark Marku theksoi se ata u detyruan ti sqaronin minsitres nga e para kërkesat e tyre. Ndërsa shtoi se nuk morrën asnjë përgjigje. 

“Nuk pati një qendrim konkret nga ana e ministres, nuk u shpreh për asnjë nga kërkesat. U mundua ta çojë diskutimin jorezultativ, presim deri në darkë nëse ajo do ketë një përgjigje konkrete dhe pastaj do mbledhim asambletë dhe do marrim një vendim për këtë mosreagim. Brenda 2-3 ditëve do kemi qëndrimin tonë. Ideja është për të kërkuar mbështejet për një grevë të përgjithshme” tha Marku.
Me tej Marku tha se ministrja e çonte bisedën në tjetër drejtim. Me pak fjalë devijonte arsyet se përse profesorët kishin shkuar në takim.
“Ne parashtruam arsyet, dhe pastaj në fund ministrja u përpoq të na mbushte mendjen se sa i mirë ishte pakti për universitetin, në një farë mënyrë ishte fyes se ne e kuptojmë shumë më mirë se ajo,” sqaroi pedagogu Mark Marku.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668