INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pemët në Gjenova, mbushen me veshje për të ndihmuar njerëzit e pastrehë

Pemët në Gjenova, mbushen me veshje për të ndihmuar njerëzit e pastrehë

Publikuar më: 18:40 23-12-2017

Pallto dhe batanije të varura në pemët e kopshtit të Luzzatit, në Gjenovë të vendosura aty, për ata që kanë nevojë për to. Një gjest i solidaritetit "kundër indiferencës", siç shpjegojnë organizatorët e shoqatave, të cilët vendosën të ndërmarrin këtë nismë. Ata që kanë nevojë të ngrohen e dinë që, varur në degët e pemëve, do të gjejnë rroba të ngrohta dhe batanije. Ato janë të disponueshme për të gjithë. "Jo vetëm një gjest i dobishëm, sepse ajo siguron sende të nxehta të nevojshme nga ata që jetojnë në rrugë, në këto periudha - shpjegojnë përfaqësuesit e shoqatave - por ne gjithashtu donim të bënim një gjest simbolik, për t'i bërë të gjithë të ndjehen të mirëpritur në këtë vend të bukur, pikërisht në qendrën tonë historike. Ndërsa në Como ekzistojnë ata që ndalojnë  dhënien e një gote qumështi të ngrohtë për të pastrehët edhe në qytetin tonë rritet mungesa e tolerancës ndaj të varfërve. Nisur nga kjo situatë dy organizatat dëshirojnë të japin një shembull mirësie. Prej 27 dhjetorit, në selinë e organizatës jofitimprurëse, Massoero 2000, në via del Fico 43, do të hapet një fushatë për të mbledhur tunika, batanije dhe veshje të ngrohta, që do t'u shpërndahen të pastrehëve të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262