INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensionet në ''rrezik'', siguracionet nuk paguhen

Pensionet në ''rrezik'', siguracionet nuk paguhen

Publikuar më: 08:58 15-04-2019

Me mijëra kompani nuk kanë paguar sigurimet gjatë vitit 2018. Borxhet e akumuluara në tatime të sigurimeve shoqërore të papaguara arritën në 13.8 miliardë lekë ose 108 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet këto detyrime u zgjeruan me 20 milionë euro gjatë 2018 ose me 18% më shumë se në 2017.
Pjesë e madhe e këtyre detyrimeve u përkasin enteve publike dhe pushtetit lokal, pasi për bizneset private janë marrë masa shtrënguese. Me rregullat e reja nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Ndryshe nga detyrimet e tjera që shtetit mund t’i krijohen nga mospagesa e taksave të tjera, efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme. Ku kryesisht rrezikohen pensionet e të moshuarve.
Ndryshimet që janë bërë në ligjin e proceduarve tatimore lejojnë pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të bizneseve. Por kjo praktikë nuk vlen për pagesën e borxheve të sigurimeve shoqërore.

Article Logic
Execution time: 0.0018501281738281