INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Për lexim nga liqeni. Një bibliotekë xhami për fëmijët [Video]

Publikuar më: 18:06 08-02-2017

Nuk është pamje e marrë nga ndonjë qytet i Europës. Ndodh në Tiranë, në Liqenin Artificial. Fëmijë të grupmoshës parashkollore, i gëzohen kësaj risie. Të ulur në dyshemen e libralisë lëvizëse, ata i gjetëm duke shfletuar fletët e librave. Dikur fëmijët i shihnim me libra në duar, tani vendin e tyre e kanë zënë, telefonat, ipade-t dhe lodrat elektronike. Për të rikthyer dashurinë e fëmijëve drejt leximit të librave në ambjente të hapura dhe të gjelbëra, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me disa organizata ka vënë në zbatim një ide mjaft origjinale. “Një bibliotekë xhami buzë liqenit? Po! Mënyra me e bukur për të ushqyer fëmijët me dashurinë për libra dhe natyrë!”-ishte motoja e aktivitetit të zhvilluar në mjediset e Liqenit Artificial. Libri është nga ato dashuri që mësohen që në vogëli.

Article Logic
Execution time: 0.0026149749755859