INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për zgjerimin e BE nuk mendon askush për momentin

Për zgjerimin e BE nuk mendon askush për momentin

Publikuar më: 08:16 06-07-2019

Në një analizë të zhvillimeve të fundit që vijnë nga Konferenca për Ballkanin që u zhvillua në Poloni,“Deusche Welle” shkruan se, “Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!”
“Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutueshme. Fakti që të dyja protektoratet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor. Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t'i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan”, shkruan DW.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367