Një e vajzë është përdhunuar në qytetin e Durrësit nën kërcënimin e armës nga një 25-vjeçar. Viktima e dhunës seksuale ka denoncuar në polici dhe efektivetë e Durrësit kanë arrestuar 25 vjeçarin Sulejman Gjoka, banues në Rrushkull të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë por arrestimi i Gjokës është bërë i mundur këtë të premte.
Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të tjera "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura".