Fabrika e Tesla në Fremont të Kalifornisë është përfshirë nga zjarri. Shkaku i vatrës është ende i panjohur. Elon Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë, tha se nuk dëmet janë minimale në fabrikë, falë përgjigjes së shpejtë nga Departamenti i Zjarrit i Fremont.
Megjithatë, incidenti ishte i komplikuar nga fakti se linjat e energjisë në zonë u përfshinë nga zjarri. Zjarri filloi në një grumbull të madh kartonash dhe më pas u përhap.
Zyrtarët thanë se inspektorët ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e zjarrit.