Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë, ku një pallat 6-katësh është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka ardhur nga bodrumi i pallatit, ndërsa flakët kanë arritur deri në katin e gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa mendohet se zjarri ka ardhur nga kabulli elektrik në bodrum.Mësohet se fatkeqësisht dy persona janë asfiksuar nga tymi.
Sakaq policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.