INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundojnë negociatat Bushati-Kotzias, pikat e diskutimit

Përfundojnë negociatat Bushati-Kotzias, pikat e diskutimit

Publikuar më: 13:21 21-01-2018

Këtë të dielë kanë përfunduar negociatat tre ditore mes dy ministrave të Jashtëm Ditmir Bshati dhe Nikoz Kotzias, takim i nisur të premten në qytetin e Korçës.

Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se gjatë takimit është biseduar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Në njoftimin për mediat thuhet se të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme e afatgjata, në përfitim reciprok të dy vendeve.

Ndonëse bisedimet kanë qënë hermetike mësohet se është diskutuar edhe për çështjen came, varrezat e ushtarëve grekë në Përmet dhe të drejtat e minoritetit në jug.

Tashmë në muajin prill pritet të ketë edhe një takim mes dy kryeministrave Rama dhe Tsipras ku pritet të firmoset edhe marrëveshje për detin.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane. Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434