INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgatituni për ndryshimet e motit! Mësoni si do të jenë temperaturat ditët në vijim

Përgatituni për ndryshimet e motit! Mësoni si do të jenë temperaturat ditët në vijim

Publikuar më: 18:24 08-02-2017

Meteorologët parashikojnë se ditët e mbetura të javës do të jenë me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të krijojnë herë pas here shira të dobët, kryesisht në jug të vendit.

Gjatë të premtes dhe në fundjavë, pritet të stabilizohen kushtet e motit, por edhe temperaturat do të bien ndjeshëm, duke bërë që temperatura më e ulët në rang territori, gjatë orëve të natës të zbresë në -8 gradë Celsius.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehta e graduale deri në fundjavë kur pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore.

Edhe zonat e ulëta dhe bregdetare pritet të shënojnë temperatura të ulëta gjatë natës dhe mëngjesit, deri në 2 gradë Celsius.

Article Logic
Execution time: 0.0015900135040283