INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përgjigja e Ramës për Metën. “Të mos sillen si pushtetarë ata që s’marrin vota”[VIDEO]

Publikuar më: 15:53 09-06-2017

Nuk ka pritur shumë, por Edi Rama i është kundërpërgjigjur menjëherë akuzave të Ilir Metës, se ai e donte drejtësinë vetëm për vete.
Edi Rama: Po larg qoftë të kërkosh pronën e gjyshit tënd, aty pastaj i le të gjitha flokët! Atëherë, kush e bëri këtë sistem, kush e lejoi këtë sistem? A nuk e lejuan këta reformatorët, që dalin tani të gjithë lart e poshtë dhe thonë Edi Rama e donte drejtësinë për vete?! Këta e lejuan çerek shekulli.
Në një takim elektoral në Ersekë, kryesocialisti Rama nuk nguroi të lëshonte këtë paralajmërim indirekt për LSI-në.
Edi Rama: Asnjëri të mos ketë frikë! Të kenë frikë vetëm ata që bëjnë presione nëpër zyra e që bëjnë presione nëpër fshatra, sepse iku ajo kohë kur mund të merrej vota, duke u sjellë si pushtet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet!
E duke folur për timonin qeverisës të vendit, Edi Rama tha se ata kërkojnë të jenë pjesë e timonit qeverisës për një arsye të fortë.
Edi Rama: Për ne ka një ndryshim shumë të madh mes nesh dhe të gjithë atyre që e dinë që timon nuk marrin dot, por duan të kenë një dorë te timoni. Programi i tyre është partia, programi ynë është Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391