INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PËRGJIMET e Bild, shefi i komisariatit: Mziu ka nis 450 njerëz, bllokoni autobusët e Kamzës! [VIDEO]

PËRGJIMET e Bild, shefi i komisariatit: Mziu ka nis 450 njerëz, bllokoni autobusët e Kamzës! [VIDEO]

Publikuar më: 15:47 17-06-2019

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të shit-blerjes së votave në zonën e Dibrës. Në një prëj përgjimive tregohet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe Drejtorit në MinistrinË e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kryebashkiaku i Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit.

Arben Keshi: Po

Sali Skura: Shef beni si të kam? Sala në Kmëz jam, si ta ka vallai?

Keshi: Hë mo ckemii? Si kalon ti?

Skura: Si është tu shku?

Keshi: Mirë duket, na këputet ju të Kamzës, Bllokoni autobusët e Kamëzs.

Skura: Po ore, kemi nxjerr poastbolloqet e Kamzëz. Nga ora tre e gjysë e kanë plan mu nis. I kemi marrë disa masa dmth.

Keshi: A janë shumë?

Skura: Po mendohet se janë 450 njerëz.

Keshi: I ka organizu Xhelali eee?

  

Në përgjimin tjetër, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.

Biseda e përgjuar:

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.

Sali Skura: Ckemi, si ia çove

Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.

Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?

Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.

Sali Skura: Po po po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.

Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.

Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.

Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

blid9 from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496