INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perimet e Lushnjes bëjnë namin…

Perimet e Lushnjes bëjnë namin…

Publikuar më: 13:52 09-03-2016

Sektori i bujqësisë ka qënë në fokus të punës së qeverisë, e veçanërisht të ministrisë së linjës, asaj të Bujqësisë. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë vetëm për dy muajt e parë të 2016-ës,  rezultojnë se fushat e Muzeqesë janë ato që po sjellin prodhime shumë të mira për këtë vit. Ministria e Bujqësisë publikon shifrat e eksportit për Janar-Shkurt 2016, ku nga rrethi i Lushnjes sipas Ministrit Edmond Panariti, vijnë shifra mbresëlënse. Nga të dhënat bëhet e ditur se vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në rrethin e Lushnjes janë eksportuar keto muaj 5739 tonë perime. Por krahasuar me një vit më parë këto janë shifra shumë të mira, pasi sipas Ministrisë së Bujqësisë për të njejta periudhë në 2015 kemi eksportuar 2711 tonë perime. Ekspertët e zonës bëjnë me dije, se me këto shifra është rritur me 110% sasia e prodhimeve bujqësore të eksportuara vetëm për rrethin e Lushnjes.

Rruga për zhvillimin e sektorit bujqësor është ajo e eksportit thotë Ministri Panariti, pasi sipas tij një bujqësi që ekporton ështe një bujqësi konkurruese e cila zhvillohet në mënyrë organike.

Article Logic
Execution time: 0.0070650577545166