Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në nder të 4 viktimave të 21 janarit. I shoqëruar nga familjarët e të vrarëve, Rama vuri lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u vranë 4 persona.
Pas homazheve që zgjatën pak minuta, kreu i qeverisë iu drejtua ambienteve të kryeministrisë dhe nuk bëri asnjë deklaratë.
Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.