Finalja e Kupës së Senegalit mes skuadrave Uakam dhe Stad De Mbur është shndërruar në një tragjedi.
Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet, Dakar, përfundoi me shembjen e stadiumit “Demba Diop” që shkaktoi 8 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, raporton “The Idependent”.
Gjithçka nisi pas përfunbdimit të ndeshjes ku dy tifozëritë u përfshinë në një përleshje mes tyre. Sherri masiv detyroi policinë të ndërhynte duke përdorur gazin lotsjellës që shkaktoi panik mes njërzëve që ishin në stadium.
Nga trazirat një pjesë e stadiumit u shemb duke zënë poshtë me dhjetra vetë, ku fatkeqësisht 8-të vdiqën, ndër ta edhe një vajzë e vogël, dhe rreth 60-të të tjerë u plagosën teksa përfunduar duke u mjekuar në spitalet lokale në Dakar.