Një 50 vjeçar që punonte si shofer kamioni në Fabrikën e Pasurimit të Kromit, ka humbur jetën. Shtetasi Bujar Llaka, banues në Bulqizë, gjeti vdekjen pasi, gjatë ngarkimit të kamionit me rërë të bluar kromi, kamioni është përmbysur dhe gjatë rënies e ka zënë poshtë atë, siç bën me dije policia e zonës. Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje aksidentale.