Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë natës, të cilat kanë prekur gjithë territorin, kanë sjellë dhe pasojat e para. Pasojat më të rënda nga përmbytjen janë në qytetin e Gjirokastrës, i cili është mbuluar nga uji. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që në të gjitha rrugët e qytetit të ketë probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar.
Po ashtu nga prezenca e ujit, rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije është bllokuar. Raportohet prezencë të madhe uji ka edhe në rrugët hyrëse të qytetit.
Ndërkohë nga reshjet e shiut, në Kukës është ndërprerë energjia elektrike. Nga të dhënat e fundit mësohet se është dëmtuar linja në Qafë Mali. Një grup riparimi i avarive ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e defektit.