INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në Shkodër, bashkia: Situata është përkeqësuar

Përmbytjet në Shkodër, bashkia: Situata është përkeqësuar

Publikuar më: 10:36 13-03-2018

I gjithë territori i Shqipërisë prej ditës së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Qarku që vijon të jetë më problematik është ai i Shkodrës.

Në një komunikatë për mediat bashkia e Shkodrës bën me dije se situata nga përmbytjet është përkeqësuar.

Shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit në total kanë përmbytur 1850 ha tokë.

Sipas bashkisë në Njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 450 ha tokë. Niveli i ujit në këtë njësi ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura foragjere, jonxhe, bimë dekorative etj.

Në zonën e Zadrimës, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1200 ha tokë, nga këto 850 ha janë me kultura bujqësore.

Gjithashtu në njësinë administrative Ana e Malit ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit .

Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707