Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë ku nga përplasja e dy grupeve kriminale humbi jetën një 50 vjeçar, është identifikohet viktima. Ai është Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç. Viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë kur është kapur nga plumbat që janë shkëmbyer mes dy grupeve në lagjen numër 2 në Kavajë.
Balkanweb referuar burimeve nga policia shkruan se ka pasur një konflikt për motive banale që më pas përfundoi në konflikt të armatosur. Arma e përdorur mendohet se ka qenë kallashnikov. Deri tani janë katër persona të ndaluar nga policia dhe 4 të tjerë në spital me plagë plumbash.