INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja në Elbasan, sondazhi parashikon surpriza. Ja sa merr PS, PD, LSI

Përplasja në Elbasan, sondazhi parashikon surpriza. Ja sa merr PS, PD, LSI

Publikuar më: 19:45 04-06-2017

“Americaneye”, një portal shqiptar ka sjellë një sondazh për zgjedhjet e 25 qershorit, ku nuk mungojnë surprizat, sipas parashikimit të tyre.

Sondazhi i parë është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, pasi së bashku me Durrësin, Elbasani është qarku i katërt që nxjerr më shumë deputetë, plot 14 të tillë.

 

Por edhe për shkak se Elbasani mbahet si barometër që përcakton fituesin, pasi historikisht është një qark që asnjë nga forcat politike nuk e përcakton dot si bastionin e saj.

Në një sondazh të organizuar nga “American Eye” ku u intervistuan 1034 qytetarë në qarkun e Elbasanit në datat 31 maj, 1 qershor dhe 2 qershor ka sjellë rezultate interesante.

PS ka marrë 46.1% të vota, shumë poshtë PD-ja me 29.2%.

Por surpriza qëndron se PDIU është mbi LSI-në.

PDIU ka marrë 7.1% të vota, ndërsa LSI 6.4%. Interesant është fakti se 7.1% janë ende të pavendosur.

Ndërkohë që vlen të theksohet se deri më 25 qershor përqindjet mund të ndryshojnë.

Sondazhi i plotë për qarkun e Elbasanit:

-PS 46.1%

-PD 29.2%

-Të pavendosur 7.1%

-PDIU 7.1%

-LSI 6.4%

-FRD 1%

-PR 0.9%

-LIBRA 0.7%

-PSD 0.7%

-PDS 0.5%

-U intervistuan 1034 persona

-Marzhi i gabimit +-2.5%

Detaje për qarkun e Elbasanit

Në zgjedhjet e 2013, e majta mori 8 mandate në këtë qark, ndërsa e djathta 6.

Në këtë qark e gjithë beteja sipas sondazhit do të përqendrohet më shumë brenda së majtës.

Si PS, ashtu edhe LSI, por edhe PDIU-në kërkojnë pjesën e luanit.

Fushatën e PS-së në Elbasan e drejton i besuari i Ramës, Taulant Balla, atë të LSI-së Monika.

Article Logic
Execution time: 0.0041711330413818