INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë në mes të kryeqytetit, vdes një ish-polic

Përplasje me armë në mes të kryeqytetit, vdes një ish-polic

Publikuar më: 15:00 30-01-2019

Një ish polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e fundit të Tiranës së Re ku mësohet se ka patur të shtëna me armë mes dy grupeve.

Të dhënat e para flasin se viktima është Arben Bilali, ish polic, i moshës 50-vjeç. Mësohet se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”. Edhe pse u transportua në kohë në spital, për shkak të plagëve ish-polici nuk arriti të mbijetonte. Bilali ka marrë dy plumba, një në kokë dhe tjetrin në gjoks. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të cilët kanë parë tre personat e maskuar të largohen me një makinë të tipit "Benz".  Një kamer sigurie pranë një biznesi, pas një peme, mendohet se ka filmuar pamjet e atentatit.

Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç. Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Ditën e sotme, në të njëjtën rrugë u ekzekutua edhe ish-oficeri Arben Bilali.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Tiranë

Informacion paraprak

Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043599605560303