Duket se edhe në parlamente të tjera të botës ka përplasje mes deputetëve.
Dhe këtë herë grushti ka plasur në parlamentin e Hong Kong-ut. Ata duhej të diskutonin ndryshimet e parashikuara në ligjin që lejon dërgimin e të dyshuarve në Kinë për gjykim, por kanë përfunduar duke gjuajtur njëri-tjetrin.
Pas përleshjes, disa prej deputetëve janë lënduar dhe njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në spital.
Kritikët besojnë se ndryshimi i propozuar në ligjin e ekstradimit do të cënojë liritë që Hong Kongu gëzon aktualisht.