INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përplasjet e politikës shqiptare për festat e nëntorit [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 28-11-2016

28 dhe 29 nëntori janë festa kombëtare, por për politikën shqiptare këto data kanë sjellë gjithmonë përplasje. Mazhoranca aktuale “feston” datën 29 nëntorin kurse opozita përkrah 28-ën si data e çlirimit.

28 Nentor 2014 Lulzim Basha: Gëzuar ditën e flamurit, gëzuar këtë ditë të madhe të Lirisë. Nderojmë ata që nuk u stepën para sakrificës, kemi përgjegjësinë që idealin e lirisë të mos ia sakrifikojmë kurrë axhendave të ngushta politike, por të luftojmë për t’ia thelluar lirisë së fjalës, së zgjedhjes.

29 Nentor 2014 Edi Rama: Është për të ardhur keq që datën e çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën e çliruan vendin por ata që tradhëtuan apo nuk ishin fare atje.

29 Nentor 2014 Ilir Meta: Na duhet ta përsërisim fort pa 29 Nëntorin 1944 nuk do të kishte 28 Nëntor të 1912. Pa 29 nëntorin 1944 Shqipëria do të ishte cilësuar si një vend humbës dhe do të ishte copëtuar si shumë shtete të tjera të Europës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896