INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përqafimi i fundit që një 15-vjeçare i jep të dashurit: Fotografia prekëse bëhet virale në internet

Përqafimi i fundit që një 15-vjeçare i jep të dashurit: Fotografia prekëse bëhet virale në internet

Publikuar më: 13:47 07-08-2018

Ajo nuk e la vetëm atë për asnjë moment. Qëndroi gjithmonë pranë të dashurit të saj që kur Blake Ward, 16 vjeç, u shpëtua edhe pse në gjendje të rëndë nga deti në brigjet e Tywyn, në Uells të Britanisë së Madhe, derisa mjekët njoftuan se nuk mund të bëhej më asgjë për të.  Stephanie Ray, 15 vjeç, ka qenë gjithmonë atje dhe kurrë nuk e ka lënë dorën e tij. Vajza donte që të kalonte me të dashurin e saj edhe momentet e fundit të jetës : ajo ishte shtrirë pranë tij në shtratin e Spitalit Alder Hej të Fëmijëve në Liverpul dhe ndenji pranë tij derisa mjekët fikën aparaturat. Fotografia, e marrë nga të afërmit e djalit, është bërë virale në internet. "Sot ishte dita më e vështirë e jetës sime, një ditë që nuk do ta harroj kurrë, kam qenë me Blakën gjatë gjithë kësaj kohe dhe kurrë nuk e kam lënë atë. Dje na u tha se nuk do të zgjohet më. Ne morëm vendimin e vështirë për ta fikur paisjen dhe për ta lënë të shkojë, ai nuk ndjeu asnjë dhimbje dhe vdiq i rrethuar nga dashuria e familjes së tij. Do më mungosh gjithmonë, do të kesh një vend të veçantë në zemrën time. Unë kurrë nuk do të harroj Blake, fluturo lartë  tani djalë i vogël. Do të bëj krenar. Unë të dua dhe unë do ta bëj gjithmonë, "shkroi adoleshentja në mediet sociale. 16-vjeçari u tërhoq nga valët ndërsa ai ishte duke notuar para bregut të Uellsit. Forcat e shpëtimit e nxorën atë pas orësh në gjendje kritike dhe e çuan në spital ku e lidhën me aparaturat që e mbanin gjallë. Për një javë, Stephanie dhe familja e të riut shpresonin që ai të shërohej, por mjekët ishin kategorikë: dëmtimi i trurit ishte shumë i madh. Dhe kështu prindërit e 16-vjeçarit morrën vendimin e vështirë për të tërhequr spinën, por jo përpara përqafimit të fundit me Stefanin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721