INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse ndihemi të lodhur edhe pse flemë, arsyet dhe këshilla sekrete

Përse ndihemi të lodhur edhe pse flemë, arsyet dhe këshilla sekrete

Publikuar më: 08:39 19-04-2019

Ndonëse flemë tetë orë gjumë sërish e ndiejmë veten të lodhur. Me siguri ju ka ndodhur edhe juve.

Një gjë e tillë shpjegohet sepse lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë. Por ka disa arsye se përse ndihemi të lodhur edhe kur mendojmë se kemi fjetur mjaftueshëm.

Studiuesit italianë na njohin me disa prej tyre sigurisht edhe duke na dhënë një këshillë.

Të mos zgjohesh shumë shpejt
Kjo mund të duket e çuditshme, por qëndrimi në shtrat deri në sekondën e fundit rrezikon të bëjë më shumë dëm.

Të rrethohesh nga njerëz të mërzitshëm
Ata që kanë të bëjnë në mënyrë të vazhdueshme me kolegët të mërzitshëm mund të ndihen në të vërtetë të lodhur duke larguar të gjithë energjinë.

Të kesh mungesë magnezi
Megjithëse mund të duket e çuditshme të mendosh për magnezin si një mineral “relaksues”, një studim ka treguar se kjo substancë e rëndësishme për trupin përmirëson cilësinë e gjumit dhe ndikon në kohën kur duhet të biem në gjumë.

Mungesa e aktivitetit fizik
Duket një paradoks, por për të kapërcyer lodhjen, sekreti është të lëvizni.

Të mos marrësh mjaftueshëm rrezet e diellit
Drita paraqet stimulin kryesor që shkakton zgjimin.

Kujdes me ushqimin .
Ajo që çka hani para gjumit ndikon në cilësinë e gjumit.

Në mënyrë që të mos ndikojnë në cilësinë e gjumit gjatë natës, dremitjet e ditës – me përjashtim të një pushimi të shkurtër duhet të shmangen gjithmonë, si dhe ato pas darkës, në kohën para gjumit.

Dhe këshilla më e dobishme për të zgjidhur problemin e gjumit thonë specialistët italianë ështëmbajtja e një rutine me oraret e rregullta të gjumit gjatë gjithë javës, duke përfshirë edhe fundjavat, duke u zgjuar herët në mëngjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443