INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse të gjithë kundër Rusisë? Ja kush është ‘molla e sherrit’

Përse të gjithë kundër Rusisë? Ja kush është ‘molla e sherrit’

Publikuar më: 14:55 27-03-2018

Një luftë e ftohtë diplomatike  duket se ka nisur mes Europës,SHBA dhe Rusisë.

Por cila është 'molla e sherrit' që ndezi përplasjen me Moskën.

Çdo gjë nisi në 4 mars të këtij viti kur në Britani u helmua me një agjent nervor të quajtur Novichok ish spinuni rus i dyfishtë Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia e cila kishte shkuar për ta vizituar.

66-vjeçari u gjet pa ndjenja pranë një stoli së bashku me të bijën. Substanca e rrezikshme, sipas disa raporteve në mediat britanike, ishte vendosur në çantën e 33-vjeçares përpara largimit nga Moska. Të dy vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën ndërsa Britania dyshon se pas helmimit fshihet një tentativë për vrasje duke akuzuar drejtëpërdrejtë Rusinë.

Por  përse Skripal? Në vitin 2006 Skripal  u burgos nga Rusia nën akuzën se kishte spiunuar inteligjencvën ruse në favor të inteligjencës britanike. Madje ai u dënua nga Moska me akuzën tradhti e lartë dhe iu hoqën të gjitha gradat. Para gjyqit Skripal nuk i mohoi asnjëherë akuzat kundër tij ndërsa u shfaq  i veshur me një bluzë tute me ngjyrat e flamurit rus.

Në vitin 2010, Sergey Skripal u shkëmbye në Britani për një grup spiunësh rusë të zbuluar në Shtetet e Bashkuara. Por përtej akuzave e kundërakuzave  është cështja Skripal ajo që ashpërsoi raportet mes Britanisë dhe Rusisë duke përshkallëzuar edhe marrëdheniet me shumë vende të botës.

Londra ka akuzuar Kremlinin se ka qënë ajo që ka tentuar të vrasë ish-agjentin ndërsa kjo e fundit e ka mohuar përfshirjen.

Ishte Kryeministyrja Britanike Theresa May kërkoi para parlamentit që Rusia të jepte shpjegime brenda 24 orësh kjo e fundit nuk reagoi.

Në kushte të tilla Britania vendosi të dëbojë 23 diplomatë rusë dhe me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe Putin i cili urdhëroi edhe mbylljen e British Council.

Me vendimin e kryeministres Theresa May u bashkuan së fundmi edhe shumë shtete të BE , Nato SHBA dhe Austriala të cilët po ashtu dëbuan një numër të caktuar diplomatwsht rusë.

‘Vrasja në tentativë e  Skripal në tokë britanike, “ishte blloku i kashtës që theu shpinën e devesë”, kështu e komenton situatën më të fundit Vladimir Inozemtsev, një studiues rus në Institutin Polak të Studimeve të Avancuara në Varshavë.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227