INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse u kërcënua gazetari Ylli Rakipi, reagojnë AMA, Meta dhe mazhoranca

Përse u kërcënua gazetari Ylli Rakipi, reagojnë AMA, Meta dhe mazhoranca

Publikuar më: 18:29 18-12-2018

Këtë të martë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Sipas gazetarit mesazhet kërcënuese për jetën, lidhen me publikimin e skandalit të Unazës së Re.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, Mazhoranca dhe Autoriteti Mediave Audiovizive të cilat kërkojnë që një ngjarje e tillë të zbardhet.

Meta ndërkaq dënon kërcënimet ndaj gazetarit dhe bën apel për organet ligjzbatuese të hetojnë dhe të ndëshkojnë autorët.

Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit shprehet se është takuar me gazetarin duke i shprehur solidaritetin e tij si dhe i ka bërë apel institucionece ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi.

“Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit” thuhet në njoftim.

Në reagimin e saj, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias. Solidarizohet me Rakipin dhe apelon për autoritetet që menjëherë të zbardhin rrethanat.

Nga ana e mazhorancës ka qënë zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili thotë se duhet hetuar me urgjencë në mënyrë që autorët të përballen me ligjin.

“Nëse është kërcënuar gazetari Rakipi të hetohet me urgjencë dhe autorët të përballen me ligjin”, shkruan Petro Koçi.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949