Pesë persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në shtetin lindor të SHBA-së, Pensilvani.
Policia ka thënë se dy persona të armatosur i janë afruar festës së një shtëpie pranë Pitsburgut, duke hapur zjarr nga një rrugicë.
Policia është vënë në kërkim të sulmuesve të dyshuar.
Ky është sulmi i fundit në serinë e të shtënave masive në SHBA, të cilat kanë ngritur kontrollin e armëve si çështje në zgjedhjet presidenciale në këtë vend.