INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pete Sessions tregon se ka arsye personale që vlerëson Reformën në Drejtësi

Pete Sessions tregon se ka arsye personale që vlerëson Reformën në Drejtësi

Publikuar më: 13:12 08-08-2016

Pete Sessions, Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kongresin Amerikan, i ka nisur kreut të Kuvendit Metës, një mesazh ku tregon vlerësim për miratimin e Reformës në Drejtësi. Ai ndan dhe një aspekt personal me shqiptarët duke thënë se ka një arsye më shumë për të përshëndetur reformën, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush.
Sessions shton se një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proçes të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe proçedurave të zbatimit të ligjit janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet. Për të ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale.
“Si vende anëtare të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria punojnë së bashku në shumë çështje kritike të sigurisë. Shqipëria kontribuon si një partner strategjik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Vendet tona ndajnë qëllime të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik dhe angazhimi ynë i përbashkët është çimentuar nga marrëdhëniet mes popujve tanë, çka do të sigurojë një partneritet edhe më të madh në vitet që do të vijnë.” – ka mbyllur mesazhin drejtuar Ilir Metës, Pete Sessions.

Article Logic
Execution time: 0.001507043838501