INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili akuza të forta për Ramën, i vdekur moralisht

Petrit Vasili akuza të forta për Ramën, i vdekur moralisht

Publikuar më: 09:25 18-10-2017

Petrit Vasili i LSI ka përshkallëzuar akuzat kundrejt Ramës. Ai thotë se kryeministri Edi Rama është i vdekur moralisht pas përgjimeve të drogës ku është përmendur dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama është i sëmurë nga frika e madhe.
“Frika e tij është pa shërim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj. Çdo lloj pallavre që ai bën, shkruan e thotë, duhet përbuzur, refuzuar e neveritur, pasi ai thjesht po lufton me frikrat e përgjegjësinë e tij shumë të rëndë dhe nuk ka asnjë merak për Shqipërinë, pasi dihet që e urren atë. Frika e tij është pa shërim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj”, shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484