INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili: Kryeprokurorja e re është pjellë antiligjore, për Gramoz Ruçin ka një kallëzim

Petrit Vasili: Kryeprokurorja e re është pjellë antiligjore, për Gramoz Ruçin ka një kallëzim

Publikuar më: 21:57 19-12-2017

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra për zgjedhjen e Kryeprokurores së re, për seancën dhe protestën e së hënës.
Në rubrikën “Opinion” në News 24, Vasili tha se opozita nuk ka qenë kundër zonjës por ka qenë Kushtetuta kundër këtij procesi që sipas tij nuk e përcakton ligji.

“Ka qenë Kushtetuta kundër. Nuk mund të zgjidhej. Në parlamentin e Shqipërisë ka ndodhur një puç kushtetues. Kam dëgjuar plot analistë që shkruajnë broçkulla. Kushtetuta thotë qartë që mandatin e mbaruar të kryeprokurorit e konstaton KLP që nuk është ngritur. Mundësia e vetme për të pasur një kryeprokuror të përkohshëm është kur ndërpritet jo kur mbaron. Ka një parashikim të caktuar që thotë një nga prokurorët e vjetër, duke bërë vettingun mund të zgjidhet. Kemi thënë shqip kthehemi në Kuvend rregullojmë këtë gjë dhe zgjedhim një kryeprokuror të ligjshëm. Ky është i paligjshëm. Kemi dëgjuar me mijëra herë fjalën vetting. Nuk kam asnjë paragjykim për zonjën, as e njoh fare. Por ky kryeprokuror është aty pa vetting”, tha Vasili.

Deputeti i LSI-së tha se parlament ndodhi një puç kushtetutës duke shpjeguar edhe arsyet. Ai e cilësoi “pjellë antiligjore” kryeprokuroren e re. Për dhunën në kuvend, Vasili tha se e solli mazhoranca, ndërsa tregoi se ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ka një kallëzim në prokurori.

“Një pjellë antiligjore nuk më sjell asnjë besim”, tha Vasili.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438