Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Rama.
Këtë herë Vasili me anë të një postimi në facebook u drejtohet ambasadorëve, duke cilësuar se sipas tij e bënë kryeministrin "memec”.
“Kryeministri ynë është bërë memec dhe nuk flet për krimin shtetëror të ekstradimit të Nazer Seitajt.Nuk ka "faj" kryeministri se ai vetëm katër fjalë di "a e dëgjuat SHBA dhe BE?!".”, shprehet Vasili.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në facebook:
Ambasadorë na e bëtë Kryeministrin memec.
Kryeministri ynë është bërë memec dhe nuk flet për krimin shtetëror te ekstradimit te Nazer Seitajt.
Nuk ka "faj" kryeministri se ai vetëm katër fjalë di "a e dëgjuat SHBA dhe BE?!".
Ndaj ambasadorët nga qejfi ose nga halli..., duhet ta thonë ndonjë llaf, jo për te na sqaruar ne, se e kemi te qartë dhe do ti shkojmë deri në fund krimit shteteror.
Por për kryeministrin e kanë detyrim këta ambasadorët,se po nuk folën ata,ai nuk flet, dhe me nje fjalë kryeministrin na e lanë memec”, shkruan Petrit Vasili në reagimin e tij.