INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili 'vë në dukje' qëndrimet me dy standarde të OSBE-së: ‘’Pse del kundër vetes?’’

Petrit Vasili 'vë në dukje' qëndrimet me dy standarde të OSBE-së: ‘’Pse del kundër vetes?’’

Publikuar më: 21:18 20-02-2019

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pak minuta më parë, i është kundërpërgjigjur reagimit të OSBE.

OSBE thotë se vendimi për djegien e mandateve minon procesin demokratik në vend.

Vasili shprehet se OSBE ka qenë e para që i vuri vulën blerjes së votave në 25 qershor, vota që prodhuan qeverinë ilegale të Edi Ramës.

Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar të LSI shton se pse ajo e harron këtë raport për kriminalizimin e votës.

Statusi i plotë:

Pse OSBE sot eshte kunder OSBE !?

OSBE ka qene e para, qe i vuri vulen blerjen e votave ne 25 qershor,vota qe prodhuan qeverine ilegjime te Edi Rames.

Opozita eshte e gjitha ne kembe per te vendosur legjitimitetin e qeverisjes,te votes se lire dhe te demokracise.

Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votes edhe Voice of America i beri publike boterisht.

Pse OSBE sot harron raportin e OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit qe i ve vulen shitblerjes dhe kriminalizimit te votes.

Per t'ja rifreskuar memorjen OSBE ne Tirane ja se cfare thote raporti perfundimtar i OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit 2017:

OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096