INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullimi i lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re

Pezullimi i lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re

Publikuar më: 20:06 08-12-2016

Mesa duket gjërat po “shtrëngohen” në BE!  Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian miratuan marrëveshjen për rregulloren e re të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave. Arsyet që kanë çuar krerët e instancave të larta Bashkimit Europian të miratojnë këtë rregullore, janë të shumta. Duke filluar nga rënia e bashkëpunimit për riatdhesim, rritja e normës së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare. 

Përdorimi i këtij mekanizmi lehtësohet gjithashtu edhe me shkurtimin e periudhave të referencave, veçanërisht referimit të rrethanave krahasimore me vitin e kaluar apo përpara liberalizmit të vizave, nga 6 muaj në dy muaj. Kjo e bën më të lehtë për vendet anëtare që të njoftojnë mbi rrethanat që mund të çojnë në pezullim, duke i mundësuar Komisionit të aktivizojë mekanizmin edhe me nismën e vet.

Pezullimi mund të aktivizohet me një njoftim nga një vend anëtar, ose nga Komisioni. Një mekanizëm monitorues është prezantuar gjithashtu, i cili synon të garantojë se vendet e treta që kanë përfituar nga heqja e vizave pas dialogut për liberalizim, vazhdojnë të përmbushin kriteret e vendosura që i kanë dhënë atij vendi këtë përfitim.

Article Logic
Execution time: 0.0051119327545166